Pozicioni: Inxhinier / Arkitekt Projektimi për Fasadat
Niveli i eksperiencës në pozicion: Mbi 5 vite (Minimalisht 1 vit në projektim fasadash).
Vendndodhja: Rr. Skerdilajd Llagami, ish Sheraton, Tirane.
Pozicioni është kryesisht me bazë në zyrë dhe fokusohet në projektimin 2D/3D, përgatitjen e vizatimeve teknike, detajeve të zbatimit dhe koordinimin me ekipet e montimit të fasadës.
Përgjegjësitë Kryesore
- Përgatitja e vizatimeve teknike të detajuara për sistemet e fasadave.
- Hartimi i detajeve teknike dhe vizatimeve të zbatimit (shop drawings) bazuar në projektet arkitekturore, kërkesat e projektit dhe specifikimet teknike.
- Përdorimi i AutoCAD, Revit dhe programeve të tjera të projektimit për përgatitjen e vizatimeve teknike.
- Projektimi i zgjidhjeve teknike dhe detajeve të lidhjeve të fasadës, duke përfshirë lidhjet me strukturën, muret, soletat dhe elementët e tjerë të ndërtesës.
- Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave, listave të materialeve dhe dokumentacionit teknik të nevojshëm për prodhimin dhe montimin e fasadave.
- Kontrolli i matjeve dhe të dhënave të marra në kantier dhe përfshirja e ndryshimeve të nevojshme në projektet dhe vizatimet teknike.
- Sigurimi i saktësisë, cilësisë dhe përputhshmërisë së projekteve dhe vizatimeve teknike të fasadave me specifikimet e projektit, standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë.
Kërkesat Për Kandidatin
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë miminalisht 1 vjecare në projektimin e fasadave.
- Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD, njohje e Revit ose programe të tjera përbën avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet arkitekturore dhe strukturore.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar inxhinierësh.
- Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al